Kurti flet për rreziqe të sigurisë në veri: Kemi kapur shumë armë, qytetarët po na lajmërojnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një postim në rrjetin social “X”, ku ka shkruar për konfiskimin e armatimit në veri gjatë tre ditëve të fundit.
Kurti ka thënë se thirrjet për inspektim kanë ardhur nga qytetarët.
“Gjatë tre ditëve të fundit, policia jonë ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit. Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive.” – ka shkruar ai.
Over the past three days our Police has confiscated a substantial amount of armaments, as pictured, which include weapons and grenades in the north of the country. Calls for inspection come from ordinary citizens who alarm the police. The safety of the people and the security of… pic.twitter.com/XPpROCPpLl
— Albin Kurti (@albinkurti) November 22, 2024