Kurti kujton Betejën e Koshares: Aleancë vendimtare me NATO-n për ndaljen e spastrimit etnik
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si moment kyç në luftën për çlirim dhe thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai theksoi se UÇK-ja u shndërrua në aleate të NATO-s gjatë bombardimeve mbi Jugosllavi.
“UÇK-ja…u kthye në një aleate…që së bashku i ndaluan fushatat e spastrimit etnik”, shkroi Kurti.
Sipas tij, 114 luftëtarë ranë dëshmorë dhe mbi 400 u plagosën gjatë luftimeve.
Kurti shtoi se pala serbe nuk ka publikuar humbjet e plota, ndërsa çdo pranverë nderohen luftëtarët për sakrificën e tyre.