Kurti: Kosova i shpreh ngushëllime familjes mbretërore për vdekjen e Elizabetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeta II.
Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Kurti në emrin e tij personal dhe në emër të popullit të Kosovës i shprehu ngushëllime familjes mbretërore.
''Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prehsh ne paqe'', shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
The people of Kosova and I offer our deepest condolences to the @RoyalFamily and British people on the passing of Her Majesty the Queen Elizabeth II.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 8, 2022
Her dedication, hard work and humility are an inspiration to us all, especially in these trying times. Rest in Peace.
