Kurti ishte në dijeni për riparimin e vagonave në Serbi, Deliu: Paska qenë i paralajmëruar dhe paska heshtur - NACIONALE

Kurti ishte në dijeni për riparimin e vagonave në Serbi, Deliu: Paska qenë i paralajmëruar dhe paska heshtur

9 orë më parë

nga NACIONALE

Blerta Deliu e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, publikoi mesazhet ku i ishte drejtuar personalisht në WhatsApp, Albin Kurtit për dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi nga Trainkos-i.

Ajo shkroi se Kurti ndonëse paska qenë në dijeni “ka heshtur.”.

“Albin Kurti paska qenë i informuar qysh më 24 maj 2024 për kontratën e Trainkos-it për renovimin e vagonëve në Serbi. I paralajmëruar. I informuar. Në dijeni. Dhe ka heshtur. Sot ndëshkohet punëtori që flet, ndërsa askush nuk jep përgjegjësi për ata që e kanë ditur dhe e kanë lejuar,” tha ajo.

Lajme të ngjashme