Kurti i përmend zgjedhjet: Mund të jenë në vjeshtë ose dimër, nëse ka dakordim me opozitën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për mediumin lokal të Kamenicës “TV Kamenica”.
Në këtë intervistë, Kurti ka folur edhe për zgjedhjet e mundshme të reja.
Sipas Kurtit, zgjedhjet parlamentare mund të jenë në vjeshtë ose në dimirë. E gjithë kjo varet nga dakordimi me opozitën.
“Përderisa për zgjedhjet lokale dihet që afati është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, për zgjedhjet parlamentare mund të jetë më herët, do të mund të jenë në vjeshtë ose në dimër, varësisht se a do të mund të ketë ndonjë dakordim me opozitën aktuale që të bëhet caktimi i muajit për zgjedhjet e reja. Unë tashmë ndodhem në vitin e fundit të këtij mandati dhe kanë ngelur edhe pak muaj, andaj edhe pata shprehur gatishmërinë që në njërën anë t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë të rëndësishme pavarësisht partive politike, dhe në anën tjetër të caktojmë datën që do të ishte e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme. Nuk u bë në këtë pranverë, ta shohim çka do të sjellë vjeshta e ardhshme e dimri” – tha Kurti në Tv Kamenica.