Kurti i lumtur me përurimin e ambasadës në Amerikë: Dëshmi për aleancën tone - NACIONALE

Kurti i lumtur me përurimin e ambasadës në Amerikë: Dëshmi për aleancën tone

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me përurimin e ambasadës së Kosovës në Amerikë.

Ai ka thënë se ky përurim, është dëshmi e forte dhe festë për aleancën e Kosovës me ShBA-në.

Postimi:

Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.

Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”.

Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë 🇽🇰🇺🇸.

Lajme të ngjashme