Kurti: I kërkova Brnabiq të nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe të Ohrit, por Vuçiq është i zënë në Kinë
Gjatë deklarimit për media në përfundim të Samitit në Tiranë, kryeministri Albin Kurti tha se i ka kërkuara kryeministres serbe, Ana Bernabiq që të nënshkruhet marrëveshja bazike dhe ajo e Ohrit. Kurti po ashtu kritikoi mungesën e presidentit Vuçiq për të cilin tha se “është i zënë në Kinë në takimet me superfuqitë në zonë lindore”.
“I kërkova Brnabiq të nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe të Ohrit, por presidenti është i zënën në Kinë në takimet me superfuqitë në zonë lindore dhe veri lindore, le të nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin. Scholzit i jam shumë mirënjohës”, tha Kurti.