Kurti i fiksuar në pemën familjare të Konjufcës: Në Shkup ia përmendi dajtë, në fushatë - ‘babën e nanës t’babës të Glaukut’ - NACIONALE

Kurti i fiksuar në pemën familjare të Konjufcës: Në Shkup ia përmendi dajtë, në fushatë - ‘babën e nanës t’babës të Glaukut’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njeriu me plot gojën anti-farefis në institucione, shfaqet herë pas here duke shpjeguar pikërisht lidhjet farefisnore të njerëzve në institucione.

Kryeministri Albin Kurti duket i fiksuar në shpjegimin e lidhjeve farefisnore të rrethit të tij. Kështu u shfaq edhe sot në Shkup në konferencë për media me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Hristian Mickoski, ku foli për dajtë e ministres Donika Gërvalla dhe të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Kemi shumë familje e farefis në të dy anët e kufirit, madje edhe zëvendësja ime, ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla Shvarc vjen nga Shkupi si vendlindje edhe nëna e saj është nga Shkupi, siç është edhe nëna e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kujtojmë se Kurti, gjatë fushatës zgjedhore, kishte shpjeguar lidhjet farefisnore me Konjufcën, në këtë formë:

“Baba i nanës të babës të Glaukut, e ka djalë t’axhës babën e babës së burrit të çikës t’tezes tem”

Lajme të ngjashme