Kurti flet edhe në Reuters për luftë: Jemi vigjilentë, por nuk frikësohemi
Kryeministri Kurti ka folur sërish për çështjen e luftës.
Në një intervistë dhënë Reuters, i pari i ekzekutivit ka thënë se Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me pakicat serbe mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.
Megjithatë, ai tha se si vend jemi vigjilentë.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit në një mënyrë apo tjetrën mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës”, është shprehur Kurti.
Tutje Kurti vazhdoi paralajmërimet, duke thënë se nuk jemi të frikësuar.
“Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.
Intervstën e plotë të Albin Kurtit dhënë tabloidit Reuters, e përkthyer nga Nacionale mund ta lexoni KËTU
