Kurti e Sfeçla mbajnë konference pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Zyera e kryeministrit ka njoftuar se konferenca do të fillojë në ora 12:30 në objektin e Qeverisë së Kosovës, dhe ka të bëjë më zhvillimet e fundit në veri.
Kujtojmë se situata në veri të vendit tash e disa ditë është tensionuar, ku janë hedhur granat dore, shok bomba dhe mjete piro teknike për të kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në komunat e veriut.
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, ka njoftuar se pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë, janë mbyllur pas barikadimit të rrugëve nga qytetarët serb.