Kurti e Rama dy orë në takim, zëdhënësi i Qeverisë thotë se diskutuan çështjet aktuale - NACIONALE

Kurti e Rama dy orë në takim, zëdhënësi i Qeverisë thotë se diskutuan çështjet aktuale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama sot janë takuar në Tiranë, ku sipas Qeverisë së Kosovës, u diskutua për çështjet aktuale.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka thënë për Tëve1, se theks i veçantë i takimit ishin sfidat energjetike dhe shkëmbimet mes KEK dhe KESh.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, takim i sotëm mes dy liderëve nuk ishte paralajmëruar më hrët dhe raportohet se ka zgjatur rreth dy orë.

Kurti para gazetavëe në konferencë pas takimit me sindikalistët, u largua duke u arsyetuar se e ka një takim urgjent.

Lajme të ngjashme