Kurti e kandidon Ali Dulën për kryetar të Rahovecit, ish-zyrtarin e PDK-së e AAK-së - NACIONALE

Kurti e kandidon Ali Dulën për kryetar të Rahovecit, ish-zyrtarin e PDK-së e AAK-së

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje sot e zyrtarizoi si kandidat për kryetar të komunës të Rahovecit, Ali Dulën.

Kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me profesorin Dula synojnë fitoren në Rahovec, shkruan Reporteri.net.

“Me profesor Ali Dulën synojmë fitoren në Rahovec në zgjedhjet e 12 tetorit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Kurti.

Ali Dula i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje më 9 mars të vitit 2021. Ai atë kohë ishte pritur nga kryetari i partisë, Albin Kurti.

Megjithatë, Vetëvendosja nuk është partia e parë për Dulën. Fillimisht, ai ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pastaj pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme të ngjashme