Kurti e Haxhiu festojnë Pavarësinë e Ukrainës në Presidencë, mirëpresin gazetarë ukrainasë: “Slava Ukraini” - NACIONALE

Kurti e Haxhiu festojnë Pavarësinë e Ukrainës në Presidencë, mirëpresin gazetarë ukrainasë: “Slava Ukraini”

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetët e zgjedhur të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti kanë festuar ditën e Pavarësisë së Ukrainës, me ç’rast, në Zyrë të Presidencës, kanë pritur gazetarë ukrainasë që po strohen tash e mbi katër vite në Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë ukrainasve!,” shkroi Haxhiu.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, së bashku me kryeministrin Kurti, kishim kënaqësinë të mirëpresim gazetarët ukrainas që ndodhen në Kosovë që nga ditët e para të agresionit rus. Për ata, Kosova është bërë shtëpi e përkohshme, prej nga kanë vazhduar të raportojnë, të shkruajnë, të flasin e të punojnë për vendin e tyre. Prania e tyre sot i jep kësaj dite një domethënie të veçantë.

Në fjalën time theksova se si qytetarë të Kosovës e dimë mirë çfarë do të thotë të largohesh nga shtëpia pa e ditur kur do të kthehesh. E dimë sa shumë vlen kur të tjerët të qëndrojnë pranë pikërisht atëherë kur ke më së shumti nevojë. Dhe e dimë pse liria, kur vihet në rrezik, mbrohet me gjithçka që kemi.

Kosova e ka dëshmuar mbështetjen për Ukrainën përmes veprimeve konkrete, duke iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, duke mbështetur qytetarët dhe gazetarët ukrainas, si dhe duke kontribuar në fushën e mbrojtjes përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas dhe pakove të ndihmës ushtarake.

Historia jonë nuk është historia e Ukrainës, por na ka mësuar ta njohim çmimin njerëzor të luftës. Prandaj, kemi qëndruar dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Ukrainës, për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë e saj territoriale, si dhe për të drejtën e popullit ukrainas që vetë të vendosë për të ardhmen e tij.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë ukrainasve!

Slava Ukraini!

Lajme të ngjashme