Kurti e emëroi ministër, Vuçiqi flet ashpër për Rashiqin: Është "llumi" më i keq serb - NACIONALE

Kurti e emëroi ministër, Vuçiqi flet ashpër për Rashiqin: Është "llumi" më i keq serb

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Nenad Rashiq sot u emërua ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë Kurti II.

Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit ka kritikuar ashpër Rashiqin, duke e etiketuar si njerin që ka fituar më pak se 1 për qind të votave.

Veç kësaj, ministrin e ri të kabinetit kosovar qeveritar, Vuçiq e apostrofoi si "llumi" më i keq i serbëve, bashkë me Trajkoviqin, që është gjithashtu në kabinetin e Rashiq.

“Zgjedhja e Rashiq, njeriut që fitoi më pak se 1 për qind, si dhe Rada Trajkoviçq, që është në kabinetin e tij, tregon se ata duan përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë”, tha ndër të tjerash Vuçiq në një prononcim për TV Pink.

Lajme të ngjashme