Kurti: Duhet të kursejmë energjinë, kush kursen do t’ia subvencionojmë faturën - NACIONALE

Kurti: Duhet të kursejmë energjinë, kush kursen do t’ia subvencionojmë faturën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë mbajtur një konferencë për media.

Aty ata kanë prezantuar një nismë të re të Qeverisë Kurti, në lidhje me subvencionimin e energjisë elektrike.

Kurti ka kërkuar edhe një herë të kursehet energjia.

“Mbështetjen e qytetarëve për tu përballur me inflacionin. Nisur nga gjendja e rënduar me energjinë, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursejmë. Andaj do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojmë dyfish faturën.”, theksoi Kurti.

Lajme të ngjashme