Kurti diskuton me deputetët evropianë për aplikimin e Kosovës në BE
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar sot me deputetë të Parlamentit Evropian lidhur me aplikimin e Kosovës në BE.
Kështu ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit, që përmes një komunikate publikoi edhe fjalimin e plotë të Kurtit në këtë diskutim.
Përveç kësaj, shefi i ekzekutivit përmendi edhe tri nga arsyet kryesore pse Kosova duhet të integrohet në Bashkimin Evropian.
“Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.
Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.
Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
