Kupina: Presidentja Osmani e ka lënë koncertin në gjysmë, shkak zhvillimet në veri - NACIONALE

Kupina: Presidentja Osmani e ka lënë koncertin në gjysmë, shkak zhvillimet në veri

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Këshilltari për media i presidentes Osmani ka reaguar ndaj shkrimit të Nacionales për ikje të ambasadorit amerikan nga koncerti në momentin e zbarkimit të presidentes.

Sipas Kupinës, edhe Vjosa Osmani është larguar nga koncerti, për shkak të zhvillimeve në veri.

"Presidentja Osmani e ka ndërpre prezencën në koncert, shkaku i zhvillimeve aktuale në veri", tha Kupina për Nacionalen.

Kujtojmë se situata në veri vazhdon të mos jetë në momentin më të mirë, teksa autoritetet kosovare janë atje duke zbatuar ligjin.

Gjithashtu, duhet përmendur faktin se për nder të këtyre zhvillimeve ka folur edhe kryeminstri Kurti, që përmes një video-adresimi ka fajësuar Vuçiqin e Petkoviqin për këtë gjendje.

Lajme të ngjashme