Portali serb në veri: Po sulmohemi - NACIONALE

Portali serb në veri: Po sulmohemi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Portali serb në veri “Kossev” nuk po mund të funksionojë si rregullisht, për shkak se siç kanë bërë të ditur, faqja e tyre po sulmohet rregullisht.

Ky portal aktualisht është duke publikuar tekstet në rrjetin social Facebook, pasi kanë thënë se nuk po mund të publikojnë lajme në faqe.

“Për shkak të sulmit të fortë në faqen tonë për orën e dytë, jemi të detyruar ta publikojmë lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale. Faqja mund të aksesohet herë pas here nëpërmjet celularëve, me 'freskim', por aktualisht nuk mund të publikojmë lajme të përditësuara në të”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, në veri pasditen e sotme ka pasur tensione, për shkak të vendosjes së reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës lidhur me dokumentet serbe.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të policëve dhe se qytetarët shqiptarë janë maltretuar, me ç’rast u janë shkaktuar edhe lëndime trupore.

Lajme të ngjashme