Kunati i ministres Haxhiu: I dashur Albin, krejt zërin e kemi shterrë për ty, këta që i ke sot afër na kanë sha - NACIONALE

Kunati i ministres Haxhiu: I dashur Albin, krejt zërin e kemi shterrë për ty, këta që i ke sot afër na kanë sha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dardan Krasniqi kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë më një shkrim në Facebook, ku ka komentuar fotografinë në të cilën shihen kryeministri, Albin Kurti bashkë më Ridvan Muharremin të arrestuarin për skandalin me rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se këta që sot janë afër Kurtit dikur i kanë sharë e ofenduar.

Por krejt zërin e kemi shterrë për Ty dhe Lëvizjën, edhe atëherë kur keta që i ke sot afër na kanë sha ofendu e çka më!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

“... diçka sigurt po e dimë secili se qata që janë ba me kryeministrin pas 2019, e që i kanë shkerthy tana institucionët e partitë politike që 20 vjet, i kanë shkatrru, i ke ulur këmbëkryq në sofrën tënde! Sofra hanë koka të deshëve e politika koka të njerzëve, kanë thënë pleqët!” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

I dashur Albin, kaq ma lëjon angazhimi gati dy dekada pas ecjës tënde në çdo hapë, shesh, protestë, tribunë, zgjedhje! Tek e fundit po e zëmë që ta kemi pas borxh! 15 vjet me pas bërtitë shesheve e rrugave të Prishtinës , hajde mbushje të valës ishim ba milionera! Por krejt zërin e kemi shterrë për Ty dhe Lëvizjën, edhe atëherë kur keta që i ke sot afër na kanë sha ofendu e çka më!

... diçka sigurt po e dimë secili se qata që janë ba me kryeministrin pas 2019, e që i kanë shkerthy tana institucionët e partitë politike që 20 vjet, i kanë shkatrru, i ke ulur këmbëkryq në sofrën tënde! Sofra hanë koka të deshëve e politika koka të njerzëve, kanë thënë pleqët!

E jona është me e thënë atë qysh është edhe pse e dhimbshme dhe e trishtushme! Kosova kështu qysh e ke nisë nuk ecë mbarë!

"një domate e kalbur i kalbë të gjithë sasinë e domateve të shëndosha, e sa do që jenë të shëndoshat nuk arrijnë me e shëru të kalburën"

tash edhe ata të 2017 edhe të 2019 e 2021 edhe të 2022, sa të ua do zemra e mendja le të shajnë!

Lajme të ngjashme