"Kuku Xhemilja", "Ncnc", "Marre" - komente të paarsyeshme ndaj grave të pafajshme
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi sot ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve kosovarë për t'i gjetur tri të dyshuara, mbi të cilat rëndon dyshimi se kanë shpërdoruar pasurinë e huaj.
Ato dyshohen për vjedhje të një telefoni në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytetin historik, Prizren.
Por, ajo që ka marrë vëmendje ishin edhe komentet e shumta kundër të dyshuarave. "Marre", "Turp", "Zoti ju marroftë" ishin disa prej komenteve që kosovarët kishin rezervuar për gratë e pafajshme përderisa nuk dëshmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të organeve të drejtësisë.
Më poshtë mund t'i shihni vetëm disa të përzgjedhur, gjithmonë me mbulim identiteti të plotë:
