Kryqi i Kuq bën thirrje për ndalimin e luftimeve pranë centralit bërthamor të Ukrainës
Ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë zonën pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia, Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për përfundimin e luftimeve.
“Në rast të një rrjedhjeje bërthamore, do të jetë e vështirë nëse jo e pamundur të ofrohet ndihmë humanitare… dhe kjo është arsyeja pse luftimet duhet të ndalen.
Skenari mund të jetë një incident masiv dhe ... shumë pak kush mund të bëjë diçka për të zbutur pasojat e tmerrshme që mund të jenë.”
Më tej Kryqi i Kuq tha se është koha të ndalohet së luajturi me zjarrin.
“Prandaj është koha që të ndalojmë së luajturi me zjarrin dhe në vend të kësaj të marrim masa konkrete për të mbrojtur këtë objekt, dhe të tjera si ai nga operacionet ushtarake.”