Kryetari i Preshevës: Për mua është budallaki se çfarë po bëjnë Kosova e Shqipëria në raport me Serbinë - NACIONALE

Kryetari i Preshevës: Për mua është budallaki se çfarë po bëjnë Kosova e Shqipëria në raport me Serbinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Këshilli Kombëtar Shqiptar është një shpikje serbe.

Në një intervistë për Insajderin, Arifi ka thënë se për të, “është budallaki se çfarë po bëjë Kosova e Shqipëria në raport me Serbinë.

“Këshilli Kombëtar shqiptar është një shpikje serbe. Këtë e ka themeluar Serbia jo ne. Këshilli nuk ka të drejta ekzekutive ka të drejta vetëm legjislative. Merret vetëm me katër fusha. Ky është dizajnuar sakat për mos me arrit suksese. Është për fatkeqësi që Këshilli Kombëtar shihet si një zgjidhje. Për mua është një budallaki totale se çfarë është duke bërë Kosova e Shqipëria në raport me Serbinë. Për mua është një çmenduri totale e nuk kanë asnjë logjikë. Ndërkombëtarët qeshin me neve. E Serbia sakt po din me dizajnu qasjen e politikës së saj në Veri të Kosovës” ka thënë ai.

Në këtë intervistë, ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë Kurti, duke thënë se ministri Liburn Aliu është fajtor për mosekzekutimin e dy milionë eurove që ishin premtuar për Luginën e Preshevës.

Lajme të ngjashme