Kryetari i Odës Ekonomike: Tensionet në Kosovë s’janë mesazh i mirë për investitorët e huaj
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka dhënë një intervistë për Ekonomia Online, ku ka folur për investimet e huaja.
Sipas Rafunës, tensionet që ndodhin në Kosovë, s’janë mesazh i mirë për investitorët e huaj.
“Tensionet që ndodhin në Kosovë pa dyshim që nuk janë një mesazh i mirë për investitorët e huaj.” – thai ai.
Ai ka kërkuar që të hiqen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Kërkesa jonë është edhe ndaj institucioneve të BE-së, por edhe ndaj institucioneve të vendit, në këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto masa të largohen sa më shpejt, kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që t’i plotësojnë kushtet që kërkohet mënyrë që të largohen sa më shpejtë” – vazhdoi Rafuna.