Kryetari i Fushë-Kosovës: Kemi shpallur gjendje emergjente të mbeturinave, na mirëkuptoni
Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se kanë shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.
Ai në një postim në Facebook ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, me premtimin se problemi “do të zgjidhet shpejt”.
Postimi:
Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.
Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj