Kryesuesi i KGJK-së i pakënaqur me zgjidhjen e lëndëve të vjetra nga Gjykata Themelore e Prishtinës
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se nuk është i kënaqur më efikasitetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Këto ankesa ai i pati në zgjidhjen e lënëve të vjetra, teksa tha se efikasiteti në Departamentin e Krimeve të Renda ka rënë në të gjitha gjykatat.
“Në 2024, ka ra pak niveli i angazhimit në krejt gjykatat bazuar në tremujorin e fundit të 2024. Po thamë për krejt departamentet në krime të rënda”, ka thënë Zogaj.
“Statistikat në Departamentin e Përgjithshëm, njëmend do të kishin justifikim nëse do ishin përqendruar në lëndë e vjetra, por në qoftë se rezultati na dalin se nuk është fokusi në lëndët e vjetra atëherë e kemi një problem serioz në këtë çështje dhe që do kërkonte një mobilizim dhe të menaxhmentit të gjykatës dhe këshillit dhe gjyqtarëve”, ka shtuar ai.
Zogaj tha se nuk është ky rezultati që ata presin duke folur edhe për mosefikasitetin e bashkëpunëtorëve profesional.
“Krahasimet e punës së bashkëpunëtorët e nxjerrin në diskrepance mes njërit dhe tjetrit. Në qoftë se ne nuk kemi rezultate në bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarëve ligjor, në kohën kur kemi vendime shabllon, definitivisht e ardhmja e gjyqësorit dhe pritja për këtë kategori janë kritike”, ka thënë tutje Zogaj,