Kryeshefi i KOSTT-it me njoftim: Energjia në veri do të paguhet njësoj sikurse në pjesë të tjera të Kosovës
Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se energjia elektrike në veri tashmë do të paguhet sikurse në secilën pjesë tjetër të Kosovës.
Zeqiri ka shkruar se ky është një sukses i jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë, ndërsa Elektroseveri do të “nominoj energjinë për katër komunat në veri”.
“Përveç Liberalizimit të Vizave dhe Lëvizjes së pa penguar me targa të RKS, po e ndaj një sukses të jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë. Me 1 janar 2024, duke filluar nga 00:01’, furnizuesi Elektrosever Sh.p.k, -kompani e licensuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës -ka filluar të nominoj energjinë për katër komunat e veriut. Pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri. Pas më shumë se 20 viteve, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të territorit të vendit” – ka shkruar ai.