Kryeprokurori i Shtetit vlerëson angazhimin e Prokurorisë Speciale për ngritjen e aktakuzës ndaj 35 të pandehurve për krimet në lagjen e Jasharajve - NACIONALE

Kryeprokurori i Shtetit vlerëson angazhimin e Prokurorisë Speciale për ngritjen e aktakuzës ndaj 35 të pandehurve për krimet në lagjen e Jasharajve

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të angazhuara në ngritjen e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve në Prekaz.

Deklarata e plotë:

Prishtinë, 4 shtator 2026 – Kryeprokurori i Shtetit vlerëson angazhimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera zbatuese të ligjit, të cilat kanë qenë të angazhuara në të gjitha fazat e procedurës penale, që nga hetimi e deri te ngritja e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte, të kryera në lagjen e Jasharëve në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt.

Ky është njëri nga rastet më të ndjeshme dhe më të rënda të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vënia para përgjegjësisë e urdhërdhënësve dhe autorëve të këtyre krimeve ka qenë dhe mbetet mision i institucionit të Prokurorit të Shtetit për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë

Lajme të ngjashme