Kryeministri shqiptar në Maqedoni të Veriut, Petrit Selimi: Ditë historike për krejt rajonin - NACIONALE

Kryeministri shqiptar në Maqedoni të Veriut, Petrit Selimi: Ditë historike për krejt rajonin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër Talat Xhaferi, politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, pritet të votohet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Këtë ngjarje, Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, e ka cilësuar si ditë historike për krejt regjionin.

“Një ditë mjaft historike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por gjithë rajonin. Vendi me shumicë sllave pritet të zgjedhë kryeministrin e parë shqiptar. Vendi ka bërë një rrugë të gjatë - duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO në vitin 2020 - për të përqafuar vlerat evropiane.” – shkroi ai në rrjetin social "X".

Lajme të ngjashme