Kryeministri në detyrë emëron një zëvendësministër, i uron suksese në përmbushjen e përgjegjësive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka emëruar Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Zhvillim Rajonal.
Në një njoftim për media, zyra e Kryeministrit ka thënë:
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Ali Dula në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Dula për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.