Kryeministri izraelit bën një aluzion të rrallë për arsenalin bërthamor të Izraelit
Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, bëri një aluzion të rrallë për arsenalin e dyshimtë bërthamor të vendit të tij gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën.
Duke folur në një organizim me rastin e ndryshimit të udhëheqësisë s Komisionit të Energjisë Bërthamore, kryeministri izraelit iu referua aftësive mbrojtëse dhe sulmuese të Izraelit si dhe atyre që i quajti “aftësi të tjera” – që u kuptuan si referencë për armët bërthamore.
“Fusha operuese në kubenë e padukshme mbi ne është e ndërtuar mbi aftësi mbrojtëse dhe aftësi sulmuese dhe mbi ato që mediet e huaja priren që t’i quajnë “aftësi të tjera”. Këto aftësi të tjera do të na mbajnë gjallë dhe do të na mbajnë gjallë për aq gjatë sa ne dhe fëmijët tanë të jenë këtu”, tha Lapid.
Besohet gjerësisht se Izraeli ka qindra armë bërthamore. Ndryshe nga shumica e shteteve të tjera bërthamore, Izraeli kurrë nuk ka deklaruar zyrtarisht se ka armë të tilla.