Kallas për tragjedinë në Koçan: BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Kallas për tragjedinë në Koçan: BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 51 persona si pasojë e një zjarri në një klub nate.

Përmes një postimi në platformën X, Kallas shprehu dhimbjen e saj për humbjen e jetëve dhe shprehu solidaritetin e BE-së me popullin e Maqedonisë së Veriut.

"Thellësisht e pikëlluar për zjarrin tragjik, i cili mori shumë jetë të reja në Koçan. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut," shkroi ajo.

Lajme të ngjashme