Kryediplomati çek vjen në Kosovë, pritet nga zv.kryeministri Bislimi - NACIONALE

Kryediplomati çek vjen në Kosovë, pritet nga zv.kryeministri Bislimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky ka mbërritur në Kosovë për vizitë zyrtare.

Ai është pritur nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Pas takimit me Bislimin, Lipavsky do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se Çekia udhëheqë me Presidencës e Bashkimit Evropian dhe në mbledhjen e 13 tetorit do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajme të ngjashme