Kriza me rrymë | The Guradian: Situata është e rëndë në Kosovë - NACIONALE

Kriza me rrymë | The Guradian: Situata është e rëndë në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

The Guardian i ka kushtuar një artikull reduktimeve me rrymë të cilat filluan në mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Në këtë artikull thuhet se rritja e çmimeve ndërkombëtare të energjisë kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në Evropë, pasi Kosova tha se nuk mund të përballojë më të importojë energji elektrike, duke shtuar frikën se tensionet me Rusinë do ta zhysin kontinentin në krizë këtë dimër.

"Reduktimi me energjinë i shpallur të hënën, i cili nuk ka një datë të caktuar përfundimi, është një përgjigje ndaj çmimeve të larta të tregut me shumicë, që do të thotë se Kosova nuk mund të përballojë të importojë energji elektrike. Kapaciteti i saj gjenerues vendas, pothuajse tërësisht i përftuar nga termocentralet ndotëse me qymyr, është i pamjaftueshëm për të përmbushur afërsisht dy të tretat e kërkesës. Ndërsa Kosova është një nga vendet më të vogla dhe më të varfra të Evropës, vendimi për zbatimin e ndërprerjeve të planifikuara ngre shqetësime se vendet e tjera evropiane do të detyrohen të ndjekin shembullin", shkruan mes tjerash në artikullin e The Guardian.

Lajme të ngjashme