Kreu i LDK-së: Ligji për Paga ka shkelje kushtetuese
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Ligji i Pagave ka shkelje kushtetuese.
Këto deklarime ai i bëri teksa komentonte çështjen e këtij ligji si arsyetim nga qeveria.
Sipas tij, dimri do të jetë i vështirë, por i pari i partisë më të vjetër në vend shtoi se të njëjtit i duhen edhe gjashtë muaj për t'u miratuar dhe se me aq sa ka parë ka shkelje kushtetuese.
"Dimri pritet të jetë i vështirë. Ligjit për paga i duhen edhe gjashtë muaj. Edhe me aq sa kam parë ka shkelje kushtetuese. Unë besoj që çështja duhet të zgjidhet me ligjin për paga, por në të njëjtën kohë shoh urgjencë të adresimit të problemeve jetike të punëtorëve për punëtorët tanë. Dhe po flasim vetëm për sektorin publik. Kujdes. E kemi edhe sektorin privat që është në mëshirë të inkompetencës investuese të qeverisë deri më tani", tha tutje Abdixhiku në Pressing.
