Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me dy anëtaret e kryesisë së kësaj partie, Bernard Nikaj dhe Bekim Çollakun kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.
“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen. I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t'i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar ai.
