Krasniqi: Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe shokët e tyre
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së.
Krasniqi ka thënë se kjo datë bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj
“Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Shkrimi i saj:
Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.
Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.
Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.
Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.
Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.
Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!