Krasniqi në Zvicër: Po bëhemi gati që Kosovën ta nxjerrim edhe nga mjerimi politik dhe ekonomik në të cilin është zhytur
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka publikuar disa fotografi nga manifestim për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës me bashkëatdhetar në Zvicër.
Krasniqi ka thënë se po bëhen gati që “Kosovën ta nxjerrim edhe nga mjerimi politik dhe ekonomik në të cilin është zhytur”.
Shkrimi i tij:
Në Zvicër, bashkë me qindra e qindra bashkëatdhetarë, në një manifestim shumë madhështor, shënuam 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Për dekada të tëra, mërgimtarët sakrifikuan dhe kontribuan pa u lodhur për popullin, lirinë dhe shtetin tonë.
Tani, bashkë dhe më të fortë, po bëhemi gati që Kosovën ta nxjerrim edhe nga mjerimi politik dhe ekonomik në të cilin është zhytur - sepse ky është obligim i përbashkët.
Faleminderit për këtë organizim të mrekullueshëm Ragip Xhaka dhe Dega e PDK-së në Zvicër.
Me një mërgatë të tillë, të bashkuar dhe të vendosur, Kosovën e presin ditë më të mira!