Krasniqi komenton vizitat e Kurtit nëpër xhami: Po bëhet gati ta çojë vendin në zgjedhje
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka deklaruar që rikthimi i kryeministrit Albin Kurti me simbolika të vlerave muslimane, është sinjal që po përgatitet ta çojë vendin në zgjedhje.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka deklaruar që Kurti i përdori këto simbolika edhe në zgjedhjet e kaluara.
“Siç thuhet, e treta e vërteta. Sidoqoftë, dilema mbetet: a po bëhet LVV konservatore, apo ata po bëhen majtistë?” – ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
Rikthimi i Albin Kurtit te koketimi me simbolika me vlerat muslimane (vizita në xhami) është sinjal shtesë se po përgatitet ta çojë vendin në zgjedhje. Në dy palë zgjedhje i pati dhezë manipulimi me ato simbolika. Siç thuhet, e treta e vërteta. Sidoqoftë, dilema mbetet: a po bëhet LVV konservatore, apo ata po bëhen majtistë?