Krasniqi i shkon në zyrë kryetarit të Kamenicës, e zbulon vendndodhjen e pikturës “Kurti luan” - NACIONALE

Krasniqi i shkon në zyrë kryetarit të Kamenicës, e zbulon vendndodhjen e pikturës “Kurti luan”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka qenë shumë kurioz për të parë pikturën “luan” të kryeministrit Albini Kurti, dhe për këtë gjë ai ka marrë rrugën drejt Kamenicës, pra drejt objektit të Komunës së Kamenicës.

Në kërkim të pikturës, më në fund Krasniqi është takuar me kryetarin e Komunës, Kadri Rahimajn ku pas një bisede të shkurtër në korridoret e komunës, janë dakorduar që të takohen në zyrën e kryetarit pas një ore.

Gjithë rrugëtimi i Krasniqit është i dokumentuar me video, ku tregohet edhe këmbëngulja e tij për të parë pikturën e famshme të kryeministrit që krahasohet me një luan.

Më në fund, Krasniqi takohet me kryetarin ku pas disa bisedave për futboll e trofe, e pyet edhe për pikturën e “Kurtit luan”, që deri vonë qëndronte në murin e zyrës së Rahimajt.

Kryetari Rahimaj ka dhënë detaje për pikturën, duke thënë se e ka marrë si dhuratë vitin e kaluar dhe në shenjë respekti nga profesoresha që e ka pikturuar e ka vendosur në murin e zyrës.

Më pas, Krasniqi ka pyetur për vendndodhjen e tanishme të pikturës, ndërsa Rahimaj ka treguar se pikturën e mban në shtëpinë e tij, dhe e mban me krenari.

Lajme të ngjashme