Krasniqi i Kohës: E tha edhe ambasadori gjerman në intervistë, s’ka KiE pa Asociacionin në Kushtetuese
Gazetari i Kohës Besnik Krasniqi ka shkruar në Facebook, pasi u bë e ditur se Franca ia ka kërkuar eksplicit hapin konkret për Asociacionin Kurtit, në mënyrë që Kosova të mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Gazetari Krasniqi ka shkruar se këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë në intervistën që do të transpetohet në Interaktiv të KTV-së. Pra, Kosova duet t'a dërgoj draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese, si hap i parë para implementimit të tij.
E plotë:
Është e qartë tashmë: Pa e procedu në Kushtetuese Draft-Statutin e Asociacionit, Kosova nuk anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Sot këtë ia tha presidenti francez kryeministrit Kurti, e të njëjtën gjë e konfirmoi ambasadori gjerman në Prishtinë, në intervistën që sonte transmetohet në Interaktiv të KTV-së.
Kosova mbetet shtet, edhe pa anëtarësim në Këshill të Evropës. Por, Kosova nuk do të jetë ky shtet që është, në rast se Draft-Statuti merr rrugë miratimi.
Nëse kushti pranohet, do të ishte gabim i pafalshëm për kryeministrin, e dëm kardinal për shtetin.