Krasniqi flet për reagimin e Listës Serbe: Qyqar, po e humb fuqinë politike - NACIONALE

Krasniqi flet për reagimin e Listës Serbe: Qyqar, po e humb fuqinë politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar reagimin e Listës Serbe pas konfiskmit të pasurisë së Milan Radojiçiqit, i kërkuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se reagimi është qyqar.

Tutje, Krasniqi ka vlerësuar se Lista Serbia po e humbet fuqinë e saj politike.

“Reagimi i Listës Serbe është reagim qyqar, ashtu sikurse edhe ata janë bërë si subjekt politik në mesin e së cilës gjenden edhe terroristë sikur Milan Radoiçiq dhe nuk janë shumë serioze, as të rëndësishme që të diskutohen për shkak se çdo ditë e më shumë po e humbin edhe fuqinë politike, edhe ndikimin përmes shantazheve te qytetarët serbë në veri të vendit.” – ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme