Krasniqi e Buzhala hanë picë në zyrë, flasin për debatin në Kuvend, raportin me Kamishin dhe shoqërinë me Armendin - NACIONALE

Krasniqi e Buzhala hanë picë në zyrë, flasin për debatin në Kuvend, raportin me Kamishin dhe shoqërinë me Armendin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka rikujtuar një vepër të tij, që ai e ka cilësuar si ‘humanitare’ ndaj deputetit të VV-së Armend Muja.

Haxhiu tha se në kohën kur Muja ishte në paraburgim për korrupsion në rastin e akreditimit, ai ia ka dërguar një picë, me kërkesë të familjes së Mujës.

Përderisa çështja e picës u përfol shumë gjatë ditës, gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi, duke dashur të tregojë edhe ai anën e tij humaniste i dërgoi një picë drejtorit të gazetës Nacionale, Berat Buzhalës.

Në videon e publikuar, Krasniqi i shkon Buzhalës në zyrë me picë dhe të dy diskutojnë çështjen e ‘picës’ së përfolur në Kuvend, raportin me Bekim Haxhiun - Kamishin dhe shoqërinë me Armend Mujën.

Bashkangjitur mund ta gjeni edhe videon e plotë të publikuar nga Nacionale.

Lajme të ngjashme