Sqarohet Haxhiu: Mujës ia kam dërguar picën me kërkesë të familjes, s`kam ndikuar në lirimin e tij
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është sqaruar në lidhje me picën që ia kishte dërguar Armend Mujës, kur ky i fundit ishte arrestuar nga policia vite me parë.
Në seancën e sotme parlamentare, ai ka treguar se picën në stacion policor ia kishte dërguar me kërkesë të familjes.
Haxhiu ka bërë me dije se nuk e ka ndikuar në procedurën e lirimit të tij.
“Është e vërtetë që kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion në rastin e akreditimit, me kërkesë të familjarëve të tij ja kam dërguar një picë në stacionin policor si humanist që jam. Por asnjë efekt, asnjë ndikim nuk e kamë pasur në procesin e lirimit të tij, as nuk e di kur ka dal prej burgut, as nuk e di si ka përfundua rasti i tij”, ka thënë Haxhiu.
Paraprakisht, deputeti tjetër i PDK-së, Ferat Shala, e kishte përmendur rastin e picës.
“Kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun. Kur është arrestu për korrupsion (Armend Muja), në burg i ka ardhë keq, ia ka qu një picë në stacion të policisë. T’u lypë me i akreditu universitetet, ndaj kam replikë me Bekimin se ta ka pru picën dhe të ka nxjerrë prej burgut.”, kishe thënë Shala.