Krasniqi: Duhet maturi e mençuri, Serbia do të tentojë ta riaktivizojë konfliktin më 1 shtator - NACIONALE

Krasniqi: Duhet maturi e mençuri, Serbia do të tentojë ta riaktivizojë konfliktin më 1 shtator

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Serbia mund të tentojë që ta riaktivizojë konfliktin më 1 shtator, kur hyn në fuqi vendimi i reciprocitetit.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vuçiq një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, u takua me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harqenkon.

“Mbetet që kjo të kuptohet nga Kurti e të mos futet në skemat e tyre subversive. Ata konfliktin e kanë projekt, do të tentojnë ta riaktivizojnë më 1 shtator. Prandaj duhet maturi e mençuri”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Një ditë pas deeskalimit të radhës të situatës në veri të Kosovës, Vuqiqi e priti në takim special ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Bocan Harqenkon. Mediet njoftuan se ata patën qëndrime unike ndaj situatës dhe se ambasadori rus premtoi përkrahjen e Rusisë për Serbinë. Më qartë nuk ka si bëhet: Rusia është sponsor i destabilizimit të Kosovës dhe Vuçiqi zbatues. Mbetet që kjo të kuptohet nga Kurti e të mos futet në skemat e tyre subversive. Ata konfliktin e kanë projekt, do të tentojnë ta riaktivizojnë më 1 shtator. Prandaj duhet maturi e mençuri.

Lajme të ngjashme