“Kosovo Online” publikon pamje nga vendosja e pllakave të institucioneve të Kosovës nëpër objektet e komunave ilegale - NACIONALE

“Kosovo Online” publikon pamje nga vendosja e pllakave të institucioneve të Kosovës nëpër objektet e komunave ilegale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot, pllaka dhe tabela të reja me emrat e institucioneve të Kosovës janë vendosur në disa ndërtesa në Mitrovicë të Veriut, me parë objekte të institucioneve paralele serbe.

Media lokale serbe Kosova Online, ka shpërndarë pamjet e ngjarjes, ndërsa ka raportuar Policia e Kosovës ishte e vendosur në të gjitha udhëkryqet që të çojnë në këtë objekt.

"Objekti që strehonte institucionet serbe deri të premten tani do të strehojë Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ministrinë e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Një tabelë me emrat e institucioneve të Kosovës është vendosur mëngjesin e sotëm edhe në objektin e Autoritetit të Përkohshëm të Mitrovicës në veri të Mitrovicës", ka shkruar Kosova Online.

Lajme të ngjashme