Kosova dhe Arabia Saudite pa viza për poseduesit e pasaportave diplomatike - NACIONALE

Kosova dhe Arabia Saudite pa viza për poseduesit e pasaportave diplomatike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Poseduesit e pasaportave diplomatike – më së shumti shtetarët – nuk do të kenë nevojë me nevojë për vizë për të udhëtuar prej Kosove në Arabi Saudite dhe anasjelltas, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhet në njoftim.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite. Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Pasaportave Zyrtare”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme