Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike
Koreja e Veriut raportohet se ka lëshuar dy raketa balistike në det në brigjet lindore të Gadishullit Korean të dielën, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.
Ushtria e Koresë së Jugut dhe zyrtarë të Japonisë konfirmuan për lëshimin e raketave balistike nga ana e Koresë së Verit.
"Raketat balistike të Koresë së Veri ut u lëshuan në kënde të pjerrëta dhe u ulën në Detin Lindor," tha Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut në një deklaratë.
“Autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe të Shteteve të Bashkuara po kryejnë një analizë të plotë, duke faktorizuar tendencat e fundit në lidhje me zhvillimin e raketave të Koresë së Veriut”, raporton Reuters.
Ndërsa, zëvendësministri japonez i Mbrojtjes, Toshiro Ino tha se raketat balistike të Koresë së Veriut duket se kanë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Sipas Ministrisë Japoneze të Mbrojtjes, raketat fluturuan në një lartësi prej 550 km dhe fluturuan 250 km.
Lëshimet e fundit vijnë pas pretendimit të Koresë së Veriut, se kishte testuar me sukses një motor rakete me lëndë djegëse të ngurtë
