Konjufca për vdekjen e Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë, la shenjën e pashlyeshme të punës së tij - NACIONALE

Konjufca për vdekjen e Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë, la shenjën e pashlyeshme të punës së tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkruar për vdekjen e meteorologut Sylë Tahirsylaj.

Konjufca ka thënë Kosova ka humbur një profesionist të dalluar.

“Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Me shumë pikëllim mësuam se u nda nga jeta profesori dhe meteorologu i mirënjohur, Sylë Tahirsylaj.

Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë.

Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur.

Ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre!

U prehtë në paqe!

Lajme të ngjashme