Konjufca godet ndërmjetësit: Lajçaku e Borrelli kërkuan ta shkelim Kosovën, kjo është brutale - NACIONALE

Konjufca godet ndërmjetësit: Lajçaku e Borrelli kërkuan ta shkelim Kosovën, kjo është brutale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë tejet të vështirë për të, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për takimin e dështuar të djeshëm në Bruksel tha se “Kurti mbajti pozicion më të mirë që mund ta mbajë Republika e Kosovës” dhe se nisja e zbatimin të Marrëveshje Bazike s’mund të bëhet me zbatimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Ndërmjetësit evropianë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai i quajti “jo fer” në kërkesat e tyre për nisjen e zbatimit me Asociacionin, për çka tha se kjo është “me shkelë Kosovën”.

Lajcaku dhe Borrelli po thonë nisjani prej shtyllës së dytë (Asociacionit). A është fer ne me ia nis prej shtyllës së dytë qysh po thojnë Lajçaku e Borrelli? E Serbia m’u nal me kqyr a me njoftë Kosoën najhere? Kjo është brutale. Kjo është shkelje e Kosovës”, tha Konjufca në kallxo(.)com.

Unë nuk po them që ne e kemi bë mrekullinë dhe në fund kemi me arritë me fitu betejën. Ne e fitojmë luftën kur Serbia na njeh krejt. Unë s’kam iluzione. Sepse Serbia është më së keqti tash”.

Lajme të ngjashme