Konflikti në trafik në Fushë Kosovë që përfundoi me të shtëna: Policia e kualifikon si "vrasje në tentativë" - NACIONALE

Konflikti në trafik në Fushë Kosovë që përfundoi me të shtëna: Policia e kualifikon si "vrasje në tentativë"

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar të premten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit në trafik.

Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ka ndodhur pasi viktima nuk i kishte dhënë përparësi kalimi në semafor shoferit të një Audi A3. I dyshuari ka zbritur nga vetura, e ka fyer verbalish viktimën dhe më pas ka shtënë me armë drejt tokës. Plumbi ka përfunduar duke e goditur viktimën në këmbë.

Pas të shtënave, i dyshuari është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe trajtim mjekësor.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një predhë dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fushë Kosovë /29.11.2025-15:45. Është raportuar se derisa viktima m/k, ka qenë në semaforët për kyçje i dyshuari m/k për shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja. Rasti ndodhet në procedurë hetimore.”

Lajme të ngjashme